Home Politike LAJM I FUNDIT/ Basha paralajmëron konferencë urgjente: Do të jetë me shumë rëndësi

LAJM I FUNDIT/ Basha paralajmëron konferencë urgjente: Do të jetë me shumë rëndësi

nga Editor

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se në orën 11:00 do të zhvillojë një konferencë me mediat.

Ndërkohë që nuk bëhen të ditura ende detajet se çfarë do të thotë kreu i PD-së, burime nga brenda selisë blu bëjnë të ditur se do të jetë diçka shumë e rëndësishme.

Ndërkohë së fundmi është përfolur në media se kreu i PD-së ishte për vizitë në SHBA dhe se do të takohej me zyrtarë të rëndësishëm në DASH dhe diskutimi do jetë rreth krizës politike në vend.

Kujtojmë se pas refuzimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga BE, në një deklaratë për mediat Basha deklaroi se Reforma Zgjedhore është sot një urgjencë kombëtare për të cilën tha se vjen përmes një vullneti të pastër politik, duke shtuar se ndryshimi nuk vjen përmes një proteste.

Basha theksoi gjatë fjalës së tij, se opozita e bashkuar është e vendosur t’ju rikthejë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur qeverisjen që ata duan ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për ndryshim e jo thjeshtë për rrotacion politik.

“Dhe e kemi vendosur të bashkojmë të gjithë shqiptarët për të sjell ndryshimin. ky ndryshim do të vij duke i dorëzuar pushtetin dhe mandatet qytetarëve dhe për t’ua lënë atyre në dorë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Nuk është kjo kohë për të fajësuar Bashkimin Europian dhe të tjerëve përveç Edi Ramës. Ne kemi përgjegjësinë e një shumice të madhe për të sjell ndryshimin e jo thjesht një rrotacion, por ndryshim ku ka drejtësi të pavarur dhe barazi para ligjit.

Me këto përgjegjësi të reja si kryetar i opozitës së bashkuar dhe shumice qytetarësh të shumtë në numër, se ky ndryshim nuk vjen më përmes një proteste të vetme, por përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që fillon urgjentisht me Reformën Zgjedhore. Për këtë duhet një vullnet i pastër politik. Është një urgjencë kombëtare për të zgjedhur pushtetin që qeveris dhe shkarkuar pushtetin ku i keq qeveris”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!