Aksidenti në Tiranë ku u përfshi Albin Kurti, reagon Vetëvendosje

Read Time:40 Second

Eskorta që po e shoqëronte mbrëmjen  e djeshme Albin Kurtin në Tiranë ka pësuar një aksident. Atij i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipërisë, tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina me të cilën ecte Albin Kurti ka frenuar me vonesë duke u përplasur me automjetin e policisë.

Kurti, shoferi dhe dy persona të tjerë në automjet nuk janë lënduar, por vetëm janë tronditur nga përplasja.

Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium.

Aksidenti është konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje. “Po ka pasur një aksident të lehtë, por pa lëndime në njerëz. S’është askush i lënduar”, thuhet në deklarimin e VV-së

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Dritan Demiraj: Tirania dhe mediokriteti “Ram-ziu”!
Next post Përfshihet nga flakët rafineria e naftës, reagon zëdhënësi: Zjarri shpërtheu pas…