Home Aktualitet Zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, zbulohet emri i kryeministrit teknik

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, zbulohet emri i kryeministrit teknik

nga Editor

Kryeministër teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Oliver Sopasovski.

Maqedoni e Veriut- Pasi Këshilli Evropian nuk pranoi që të japë një datë për hapjen e bisedimeve për negociata, Maqedonia e Veriut ka shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.100 ditë para zgjedhjeve do të formohet qeveria teknike, apo siç njihet ndryshe në opinion “Qeveria e Përzhinos”.Kryeministër teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Oliver Sopasovski, bën me dije express.

Sopasovski në krye të qeverisë teknike ende nuk është konfirmuar nga organet partiake e as nga partnerët e koalicionit qeverisës. Vendimi unanim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme u mor gjatë takimit të djeshëm mes liderëve, të thirrur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Partitë opozitare prej një kohe të gjatë kërkonin zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Ky vendim i tij erdhi pasi një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, për çeljen e negociatave. Ka qenë Zaev, i cili pas takimit me partitë në vend në një dekleratë për mediat, tregoi se data për zgjedhjet e tjera do të jetë 12 prilli të vitit 2020.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!