Rikthehen lëkundjet e tokës në Shqipëri, sërish tërmet, ku ishte epiqendra

Read Time:47 Second

Rikthehen lëkundjet e tokës. Dje ka në mbrëmje ka pasur lëkundje toke në afërsi të Librazhdit.

Tërmeti më i fundit është regjistruar rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 54 kilometra në lindje të Tiranës, në afërsi të Librazhdit.

Mësohet se magnituda e lëkundjeve ka qenë 3.1 e shkallës Rihter. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk ka as dëme materiale, as njerëz në panik.

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë disa javë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por u ndje në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mbi 100 persona mbetën të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post U hapën negociatat për në BE.
Next post Borxhet e fshehura, faturat stok të arbitrazhit arrijnë 108 milionë euro