U hapën negociatat për në BE.

Read Time:1 Minute, 51 Second

Nga Ylli Dylgjeri.

Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i paparë! Po tundej dheu.Tërmeti i fundit 5.8 ballë u harrua nga thirrjet frenetike në mikrofon të udhëheqësit modern Taulant Balla: Fitoreeeeee! U hapëëëëën! Festëëëë!
Skenari i pritjes së LIDERIT ishte shkruar për tërë natën nga vetë Ai që e ideoje, sakrifikoj, drejtoj, kurorëzoj, dhe në fund firmoj këtë fitore historike të Shqipërisë.
Busti i Liderit Global po derdhej i tëri në çokollatë në sheshin Skënderbej, aty ku dikur rrinte diktatori mbi një piedestal betoni.
Tapeti i kuq ishte shtruar nga Rinasi në Qëndër.
Tirana po skuqej nga dekori, dritat, fishekzjarret dhe buçimat e këngës që drejtohej nga dora e dirigjentit Fon Er Velija.
Ndërkohe, Opozita po nxihej nga romuzet e Elisa &Co. Karikaturat me figurat e udhëheqësve të saj na kujtonin Daj Samin në festat e komunizmit. Fonia po përsëriste pa fund premtimin e Liderit Global me mjekër:
“Me çizme, pa çizme, me taka, pa taka, me kepucë, pa kepucë, Ne do ti hapim negociatat, Ne do ta bejme antare të bashkimit Europian!”
Në këtë atmosfere elektrizuese, autobuzi i kuq dykatësh, mbante në bordin e tij kombëtaren Qeverisëse, që së bashku me një takëm ambasadorësh, me duart lart, e me “buzeqeshje Gent Cake” përshëndesnin popullin e elektrizuar. I vetmi Ambasador i hutuar, ishte Ai i OSBE që në shashtisje të plotë nga turma ngrinte gishtin e mesit.
Prap thirrje: Europë, Europë! Kënga ushtonte anekand sheshit me të bukur te saj:

Tirana e kuqe,
Tirana e Partisë,
Gjysma e Erion Velisë!

Ne mes tyre, kamerat e TV te Aleksander Frangajt po fiksonin me kostumin roze filantropistin Alexandër Sorros…të ardhur enkas për të kurorëzuar lodhjen e viteve të babait, gjyshit, dhe Atij vetë këto 30 vjet.
E kështu do kalonin orët, mes thirrjeve, gëzimit, shampanjës dhe ambulancave që shoqëroni të dehur
e të tredhur për ndihmën e shpejt në spitalet e kryeqytetit…
Ndërkohë mëngjezi po zbardhte.
U zgjova i trembur. Çuçi, maçoku, sapo e kishte bërë përmjerjen e parë. Bashkë me erën e saj, një radio njoftonte larg një lajm:
…Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk i ishin hapur negociatat nga BE. Kisha qënë në endër…
Çohem i trembur! Shkoj dhe unë në tualet…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shpërthen kundër Ramës/ Regjisori i njohur: Ç’është ky bej, mashtrues, tradhtar, miliarder nën efektin e kimikateve
Next post Rikthehen lëkundjet e tokës në Shqipëri, sërish tërmet, ku ishte epiqendra