Home Aktualitet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit jep alarmin: Nesër Policia rrethon teatrin, na ndihmoni

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit jep alarmin: Nesër Policia rrethon teatrin, na ndihmoni

nga Albina Hoxhaj

Aleanca për Mrojtjen e Teatrit, e cila për më shumë se një vit po proteston kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ka dhënë sot alarmin se nesër mund të rrethohet godina nga Policia.

Njoftimi i plotë:

Nesër paradite rreth orës 09.00 -10.00 Kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomomit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brëndshme para sheshit të Teatrit. Kjo ceremoni është zhvilluar çdo vit në ambjentet e Akademisë së Rendit. Nga informacionet që kemi do të vijnë forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij. U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre. Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin.

Sheshi i Teatrit Kombëtar prej shkurtit të vitit të kaluar është sheshi ku protesothet kundër prishjes së tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!