Home Aktualitet Kriza e thellë politike, Basha udhëtim të papritur në SHBA, 3 ditë takime në DASH

Kriza e thellë politike, Basha udhëtim të papritur në SHBA, 3 ditë takime në DASH

nga Albina Hoxhaj

Politika në Shqipëri po kalon një krizë të thellë politike, që ka më shumë 8 muaj që nuk po zgjen zgjidhje, por vetëm thellohet. Ndërkombëtarët kanë qenë të vetmit që mund të zgjdhnin këtë krizë, por ndërhyrja e tyre ka qenë e pakët duke lënë aktorët vendas në fushë-betejë të hapur. 

Për zgjidhjen e kësaj krize kreu i PD do të niset për në SHBA, në një vizitë që do zgjas tre ditë. Burime nga PD, konfirmojnë për Dosja.al se Basha do të largohet nga Shqipëria në ditët në vijim dhe do qëndrojë tre ditë. Ende nuk ka një axhendë publike, por burime për Dosja.al bëjnë me dije se Basha do takohet me zyrtarë të rëndësishëm në DASH dhe diskutimi do jetë rreth krizës politike në vend. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në vizitën e tij në SHBA do shoqërohet nga nga Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Arben Kashahu. Kjo vizitë e Bashës, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur vendit iu bllokua nisja e bisedimeve dhe mund të shkojë në kolaps nëse shkarkohet Presidenti i Republikës nga maxhoranca. 

Vizita në SHBA merr një tjetër rëndësi edhe për faktin se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i kanë kërkuar politikës shqiptare kryerjen e një reforme të plotë zgjedhore, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë shprehur gatishmërinë për këtë çështje, por duke kërkuar që procesi të mos jetë në Komisioni Parlamentar, por në një strukturë të posaçme me pjesëmarrje të ndërkombëtarëve.

SHBA për krizën politike në Shqipëri nuk ka qëndruar duarkryq, pasi disa herë ka bërë thirrje për dialog dhe në qershor i është adresaur opozitës për të zhvilluar protesta paqësore. Po ashtu deklaratat e SHBA kanë qenë kundër djegies së mandateve dhe braktisjes së intitucioneve. /dosja.al/

Lajme te ngjashme