Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill

Read Time:40 Second

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë marrë vesh që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë vend.

Vendimi u bë i ditur nga kryeministri Zoran Zaev, pas takimit disaorësh që u mbajt te presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Zaev tha se ka propozuar që zgjedhjet të mbahen në dhjetor të këtij viti, por kjo nuk është pranuar nga partitë opozitare, për shkak se me Ligjin për qeverinë parashihet që 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të formohet qeveri teknike, e cila nuk do të drejtohet nga Zoran Zaev, por nga ndonjë personalitet tjetër i nominuar nga Lidhja Social-Demokrate (partia e Zaevit).

Vendimi për zgjedhje të parakohshme vjen pasi Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Programe që nxisin të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria
Next post Johnson i dërgon letër BE-së pa nënshkrimin e tij