Home Aktualitet Cili institucion kontrollon “perandorinë” pa frerë të biznesit të futbollit shqiptar?

Cili institucion kontrollon “perandorinë” pa frerë të biznesit të futbollit shqiptar?

nga Albina Hoxhaj

Nga ish-deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi.

Per te kuptuar si menaxhohen rezultatet e ndeshjeve te Kategorise Superiore te Kampionatit Shqiptar te Futbollit, mjafton te besh nje kerkim te thjeshte ne rrjet per te gjetur videon e ndjeshjes se djeshme Vllaznia- Partizani 1-3.
Nuk e gjen askund! Dikush eshte kujdesur ta censuroje sa duhet.
Digitalb e ka detyrim kontraktual dhe si rregull duhet t’u ofroje abonenteve versionin e plote te rasteve te diskutueshme te kesaj ndeshjeje. Nuk e ben. Emisioni i ofruar nga kjo platforme televizive (qe zoteron te drejta perjashtuese per cdo konkurent) shkurtohet deri ne detaje me nje kujdes te posacem.
Federata Shqiptare e Futbollit e ka per detyre te ruaje asnjanesine dhe zbatoje me rreptesi drejtesine sportive, ne respekt te publikut dhe institucionit qe perfaqeson, por ka vendosur ta kaloje ne heshtje skandalin e djeshem ne Stadiumin “Loro Borici”.
Duket sikur ka nje qeverim te perbashket te Kampionatit te Futbollit, qe fillon nga Klubi “Partizani”, zgjatet tek FSHF dhe permbyllet tek monopoli DIGITALB.
Pyetja qe behet eshte kjo: cili institucion kontrollon “perandorine” pa frere te biznesit te futbollit shqiptar? Si eshte e mundur qe ne kete vend ku ka ligje te vecanta per konfliktin e interesit, te njejtet njerez (nga e njejta familje, konsiderojeni si te deshironi) drejtojne qeverisjen ekzekutive, jane ne presidence klubesh, komandojne strukturen vendimarrese te mediave sportive, linjat e arbitrimit sportiv dhe jane po ashtu edhe redaktoret finale te kronikave sportive dhe emisioneve analizuese te kampionatit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!