Deklarata “bombë” e Vuçiç: Të gjithë po armatosen, edhe shqiptarët në Kosovë. Duhet të armatosemi edhe ne!

Read Time:53 Second

“Jam i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon, por po punojmë që të mos vijë deri tek kjo”. Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në televizionin serb “Prva”. Presidenti i Serbisë nuk kurseu një deklaratë të fortë, ndërsa tha se të gjithë vendet e rajonit po armatosen dhe këtë shtoi ai, duhet ta bëjë edhe Serbia.

“Këtë po e bëjnë të gjitha vendet përreth nesh. Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne”, tha Vuçiç.

Sipas, Aleksandër Vuçiç, shtetet që po armatosen janë Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet e tjera më të vogla, sipas mundësive dhe kapaciteteve që ato kanë.

“Po shohim se kush po i armatosë shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi. Krejt këto po i monitorojmë”- shtoi ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Taulant Balla publikon qëndrimin e CDU/CSU: Rruga për Shqipërinë në BE mbetet e hapur
Next post “Karagjozi me çitjane, turpi kombit që duhet tërhequr zvarrë…”