Kaloi me makinë kordonin e policisë, gjykata vendos ‘arrest shtëpie’ për protestuesin

Read Time:52 Second

Krimet e Rënda japin masën ‘arrest shtëpie’ për Petrit Dukin, i arrestuar më 16 tetor pasi çau me makinë kordonin e policisë në Shkozë, ku po shembeshin disa banesa.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me trupë gjyqësore Bib Ndreca, ka dhënë ditën e sotme masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për personin nën hetim Petrit Duki. Ai u arrestua nga policia më datë 16 tetor 2019 me akuzën “Vrasje me dashje në rrethana të cilësuara”, e mbetur në tentativë.

Por prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë ndryshimin e cilësimit ligjor, duke e akuzuar Dukin vetëm për “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Në caktimin e masës së sigurisë në sallë ka qenë prezent edhe ish-deputeti dhe ish-Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, i cili nuk është pranuar në caktimin e masës së sigurisë.
Burimet bëjnë me dije që vetë Petrit Duki dhe Avokati Arbër Hoxha do të apelojnë masën e sigurimit “Arrest shtëpie” në Gjykatën e Apelit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Manjani: Le të plasin të gjithë nga inati! Ne nuk bëjmë zgjedhje!
Next post Politikë e mplakur