Plagosje ne Tiranë, cunat e lagjes grushta me policinë

Read Time:48 Second

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:

– F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit:

– F. D., 39 vjeç;
– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Gjosha: Shqipëria penalizoi vetveten
Next post Kryeministri Rama nuk e paditi kurrë gazetën BILD