Home Politike Ish-ministri e krahason “Shengenin Ballkanik” me Unionin e Putinit: Firmëtarët lidhen me Rusinë

Ish-ministri e krahason “Shengenin Ballkanik” me Unionin e Putinit: Firmëtarët lidhen me Rusinë

nga Albina Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu, e krahason marrëveshjen për 4 lëvizjet e lira të ashtuquajtur “Shengeni Ballkanik” mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut me Unionin Ekonomik Euroaziatik të Putinit.

Në një postim në “Facebook”, Shehu kujton se nga dje Medvedev ndodhet në Beograd ku mes shumë marrëveshjeve konfirmohet edhe firmosja nga Serbia e Traktatit me këtë Union.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është pritur mirë si nga SHBA ashtu dhe nga BE, ndërsa kujton firmosjen e marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pa praninë e Brukselit.

Postimi i plotë:

«Shengenit» ballkanik te Rama-Vucic po i «del tymi» tek Unioni Ekonomik Euroaziatik i Putinit.
Prej dje Medvedev eshte ne Beograd ku midis shume mareveshjeve konfirmohet edhe firmosja nga Serbia me 25 tetor ne Moske e Traktatit me ate Union.
Megjithese firmosja e atij Traktati nuk eshte pritur mire nga ShBA si dhe nga Brukseli per papajtushmeri me antaresimin ne BE dhe demtim te integrimit europian te Rajonit, Serbia nuk terhiqet nga rruga drejt Moskes.
Nderkaq me pare Rama ka firmosur ne Serbi vetem me Vucic e Zaev e pa asnje prezence te Brukselit, nje dokument komprometues per nje «Shengen» ballkanik, alias «Jugosllavia e Re».
Tashme firmosja nga Beogradi e Traktatit me Unionin e Putinit, i ngjashem ky ne terma me «Shengenin» Rama-Vucic, ben qe dhe ky i fundit me firmetaret e tij te lidhet direkt apo indirekt me Rusine, duke tentuar te shtyjne Shqiperine e Rajonin drejt Lindjes nepermjet Serbise.
Te tilla politika te jashteme e Rajonale ne kundershtim me interesat tona jetike, europiane e Perendimore, duhen ndalur.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!