Home Kronike Vdes në rrethana të mistershme 44 vjeçari shqiptar në Itali

Vdes në rrethana të mistershme 44 vjeçari shqiptar në Itali

nga Editor

Një 44 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme pasi ishte gjetur në gjendje kritike në rrugën “Fior di Vetta” në qytetin e Pratos, Itali.

Sipas mediave italiane, 44-vjeçari shqiptar është gjetur i mbuluar në një rrugicë, qytet në të cilën jetonte prej 15 vitesh.

Trupi është gjetur nga disa kalimtarë të rastit të cilët dhanë alarmin se burr ii gjetur ishte në gjendje të rëndë.

Një ditë më pas, ai ka humbur jetën në spital si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Policia ka nisur hetimet për këtë vdekje të mistershme, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e 44-vjeçarit shqiptar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!