Aksidenti në tunel, viktima ushtarak, vëllai i deputetes së PS

Read Time:42 Second

Një aksident tragjik i ka marr jetën një ushtaraku mbrëmjen e kaluar brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan.

Mësohet se 42-vjeçari Elton Maçolli, është vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti.

Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.

Ai humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë, teksa u godit nga një kamion brenda tunelit.

Dyshohet se makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi, çka ka sjellë dhe shpërthimin e menjëhershëm duke mos i lënë kohë shoferit të dalë nga mjeti.

Historia e trishtë

Vetëm pak kohë më parë familja Maçolli ka humbur një prej vajzave të tyre. Vetë i ndjeri asokohe postonte një foto më të treja motrat e tij krahas të cilës shkruante: Do na mungosh shumë motra jonë e madhe

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post E FRIKSHME/ Aksidenti tragjik në tunelin Tiranë-Elbasan, ja si ka përfunduar makina
Next post Marshimi i Brexit/ Miliona protestues kërkojnë referendum të dytë kundër Boris Johnson