Home Aktualitet Pozicioni i Bashës pas “Foltores”, Edvin Kulluri: Si një peshk që i kanë tharë ujin, përpëlitet pa shpresë

Pozicioni i Bashës pas “Foltores”, Edvin Kulluri: Si një peshk që i kanë tharë ujin, përpëlitet pa shpresë

nga Editor

“Veprimet e Bashës, të cilat janë rrjedhojë e pozicionit të tij shumë të vështirë, në një mision të pamundur për të qëndruar në krye të PD-së, janë si një peshk që i kanë tharë ujin. Përpëlitet mbi sipërfaqe, në rërë, por që s’ka asnjë mundësi të kthehet në det dhe as të mbijetojë. Uji në këtë rast do të ishte anëtarësia e partisë, e cila është rreshtuar në masën dominante kundër vendimit për përjashtimin e Berishës”.

Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN Edvin Kulluri, anëtar i grupit për PD-në, teksa komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe përplasjet mes Bashës dhe Berishës.

Ai theksoi se çështja në PD është shumë më komplekse se vetëm përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar. “Në atë Foltore ka shumë njerëz që janë aty jo thjesht për mbështetje personale të Berishës, por për arsye politike. Basha nuk legjitimohet si drejtues i opozitës edhe nëse e ka seriozisht me këto çështjet e fundit, pasi ka 75% të delegatëve të kuvendit kombëtar kundër”, tha Kulluri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!