Home Aktualitet Xhixho: SPAK-u me Inceneratorët në provën e Luftës kundër Korrupsionit

Xhixho: SPAK-u me Inceneratorët në provën e Luftës kundër Korrupsionit

nga Editor

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho është  shprehur sot në  seancën parlamentare per reformën në  drejtësi duke treguar se hallet, problemet e qytetarëve janë  të pafundme.

Ajo tregoi gjithashtu se ishte pro  reformës në  drejtësi por për një  reformë  funksionale dhe jo slogan propagandistik.

Fjala e Deputetes Xhixho:E nderuar zonja Kryetare Kuvendit.Te nderuar kolege deputeteTë flasësh për shqetësimet dhe problemet që kanë qytetarët, ata që na kanë votuar për të qenë në këtë sallë jo si emra në borderotë e Kuvendith, por realisht si shprehës të vullnetit të tyre, si zëri i shqetësimeve dhe problemeve që ata kanë, nuk mjafton jo vetëm kjo seancë dedikuar çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit, por edhe nëse seanca si kjo do të mbanim çdo ditë.Sepse çështjet, problemet që evidentojmë nga zgjedhësit, hallet e shqetësimet e tyre janë pafund.Nuk po them ndonjë gjë të re që një shqetësim i madh është problemi i pandëshkueshmërisë.Qytetarë që ankohen se shkojnë në zyrat e shtetit dhe nuk i pret askush, as per t’i degjuar se per t’ua zgjidhur hallin jo e jo.Gjykatat nuk e dinë vetë se ku janë e jo më t’u sherbejnë drejtësi qytetarëve, të cilet nuk i ndihmon dot as propaganda me reformen në drejtësi.

Duhej e duhet padyshim. Reforma në Drejtësi është jetike mbi të gjitha për shtetin e të drejtës dhe për demokracinë, por ajo që të jetë e tillë duhet të jetë funksionale dhe jo slogan propagandistik.Një reformë që pati mbeshtetjen e 140 deputetëve dhe të pjesës dërrmuese të opinionit publik, sot duhej të kishte funksional gjithë sistemin dhe jo gjykata gjysmake e prokurori të trembura e të kontrolluara nga pushteti.E më shumë nga pushteti i korrupsionit, nga pushteti i parasë, nga pushteti i krimit.Por, ndërsa miratimi i kësaj reforme u prit me shumë entuzizem, implementimi i saj hasi në vështirësi që dita ditës do të zbehnin besimin e qytetarëve.Pavaresisht vështirësive mendoj që kjo reformë ishte dhe është e domosdoshme për vendin e ndoshta implementimi i saj do duhet që sot ta analizojmë me kujdes e ta vleresojmë si një reformë jetike për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Çdo debat për ta bërë këtë reformë sa me funksionale në menyrë që të arrijë qëllimin për të cillin u iniciua e pikërisht aksesin e qytetarëve te një drejtesi e pavarur, e shpejtë,profesionale, ku të gjithë janë të barabartë para ligjit pavarësisht pushtetit që ushtrojnë apo financave që kanë në zotërim i shërben suksesit të reformës.E këtu më lejoni që me shumë modesti të citoj një personalitet në fushën e së drejtës ,ish gjyqtar i gjykatës së Strasburgut z. Ledi Bianku i cili në një intervistë para disa kohësh u shpreh se duhet jemi mendje hapur, të diskutojmë problemet,të kritikohen në menyrë konstruktive. E sikundër mori shembullin e Gjykatësve te Gjykatës së Strasburgut të cilët janë kritikët dhe debatuesist më të mëdhenj të atij sistemi gjyqësor.Ndaj debati konstruktiv i reformës në tërësi për ta vlerësuar në ecurinë e saj,për ta përmirësuar dhe mbështetur me qëllimin që ky system gjyqësor t’i shërbej individit dhe të drejtave të njeriut dhe jo pushtetit apo nje grushti njerëzish.

Do ndalesha tek një nga institucionet e reja të drjetesisë siç është Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e cila u krijua për të hetuar zyrtarët e lartë për korrupsion dhe krimin e organizuar krijoj pritshmëri të larta për vet realitetin në të cilin ndodhet vendi ku pandëshkueshmëria është normë.SPAK hasi veshtirësi që në krijimin e saj ku ndryshe nga përcaktimi Kushtetues me 10 prokurorë ajo u krijua me 8.E nëse analizoj sot situaten e saj edhe sipas një studimi të fundit “ SPAK në Sytë e medias” të kryer për aktivitetin e SPAK,BKH,GJKO rezulton se SPAK ka ngarkesë dhe duhet të plotësohet sa më shpejt BKH-ja.Sipas përfundimeve, mungesa e kësaj strukture dhe asistenca ka sjellë vështirësi në aspektin hetimor dhe organizativ, ndërsa është shumë e domosdoshme plotësimi i organikës së BKH me numrin e parashikuar prej 60 hetuesish.Raporti i fundit i Komisionit Europian konfirmon problematikat e thella në sistemin tonë të drejtësisë, sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar.“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cënuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta që janë dhënë dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull. Gjykatat e Apelit kanë një numër shumë të madh çështjesh të trashëguara dhe vakanca të shumta gjyqtarësh, me vetëm 40 gjykatës në detyrë nga gjithsej 78 që duhet të ishin.Kohëzgjatja mesatare për një çështje në apel është 998 ditë për çështje të kriminalitetit dhe 1742 ditë për çështjet civile dhe ato administrative.Gjykatat me më shumë dosje të mbetura pezull janë Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative e Apelit. Kjo e fundit ka 15 mijë e 178 çështje pezull. Gjykata e Lartë ka numrin më të madh të çështjeve pezull, gjithsej 36 mijë e 288 çështje .”Sot SPAK-u është para provës së besimit nëse është realisht struktura e posaçme antikorrupsion .Fakti që i jemi drejtuar SPAK-ut është qasja jonë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe këto institucione duhet të dëshmojnë integritet,duhet të dëshmojnë se nuk janë nën kontrollin e maxhorancës.SPAK është në provë para qytetarëve shqiptarë, edhe përpara partnerëve ndërkombëtarë që të dëshmojë se është institucion i pavarur dhe jo i kapur, që zbaton ligjin dhe jo urdhrat politikë.Dhe dosja e inceneratorëve është një shans që SPAK të dëshmojë se është institucioni i luftës kundër korrupsionit.

Zbardhja e kësaj afere korruptive e cila ka një ndjeshmëri të madhe publike duhet të bëhet sa më parë dhe të ndëshkohet cilido i cili ka abuzuar me fondet publike.Koha e pandëshkushmërisë duhet të marrë fund dhe këtë mesazh duhet ta japi kjo strukturë që ka besimin e qytetarëve dhe ka barrën e provës për të dëshmuar profesionalizëm,paanshmeri dhe funksionimin në bazë të ligjit dhe jo e kapur nga politika .

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!