Home Aktualitet Tentoi të grabiste një dyqan celularësh në qendër të Sarandës, hajduti përleshet me pronarin dhe largohet me vrap

Tentoi të grabiste një dyqan celularësh në qendër të Sarandës, hajduti përleshet me pronarin dhe largohet me vrap

nga Editor

SARANDË

Një tentativë vjedhje është regjistruar në qendër të qytetit të Sarandës.

Ngjarja është regjistruar në një dyqan celularësh. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se një person i pa identifikuar,  ka kërcënuar me thikë pronarin e dyqanit, por është ndeshur me rezistencën e këtij të fundit.

Pas kësaj, hajduti është larguar me vrap, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij dhe po punon për ta arrestuar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!