Home Aktualitet Ilir Demaliaj në Nova Media: Rama si Enveri, ‘Ata na kanë në grykë të pushkës, ne i kemi në grykë të topit’

Ilir Demaliaj në Nova Media: Rama si Enveri, ‘Ata na kanë në grykë të pushkës, ne i kemi në grykë të topit’

nga Albina Hoxhaj

Analisti i njohur Ilir Demalia ishte i ftuar në Nova Media ku bashkëbisedoi me gazetarët Ilir Borova dhe Arian Asimi. Që në nisje të bisedës vëmendjen e mori refuzimi i BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Demalia tha se fillimisht shqiptarët duhet të ndërtojnë shtetin vetë pastaj të kërkojnë të hyjnë në Europë.

“Hyrja në Europë shoqërohet edhe me detyrime. Nuk ështe se nëse anëtarësohesh paratë vijnë me thasë në Shqipëri dhe shqiptarët mund të vijojnë të rrinë kafeneve siç ndodh tani. Shqiptarët duhet të kenë koshiencën dhe ndërgjegjen e vetë për të krijuar shtet”, nënvizoi Demalia.

Më tej ai u ndal tek sistemi i drejësisë, mungesa e Gjykatës së Lartë asaj kushtetuese dhe kapja e të gjitha institucioneve duke argumentuar së një vend me problematika të tilla nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

“Ne na kanë qeverisur banda politike. Ky është problemi, nuk janë shqiptarët. Nuk është problemi BE, as Franca. Ka nisur një lumë fyrjesh dhe sharjesh, e dëgjova edhe Sokol Ballën. Kjo më kujton një shprehje të Enver Hoxhës kur thoshte: ata na kanë në grykë të pushkës ne i kemi në grykë të topit”, tha Demalia.

Mos e humbisni intervistën e plotë:

NOVA MEDIA LIVE Broadcasting

NOVA MEDIA LIVE Broadcasting“The Best” me Ilir Demaliaj

Posted by NOVA MEDIA Albania on Saturday, October 19, 2019

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!