Home Aktualitet “Shengeni” i Ramës, intelektualët: Për shqiptarët dielli lind në Perëndim

“Shengeni” i Ramës, intelektualët: Për shqiptarët dielli lind në Perëndim

nga Albina Hoxhaj

Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile intelektualësh shqiptarë u mblodhën sot në një takim nën moton “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”.

Ata shprehën shqetësim për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në për anëtarësim të plotë dhe nga ana tjetër për njoftimin mbi një miniShengen ballkanik dalë nga takimi në Novi Sad midis përfaqësuesve shtetërorë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

Në takim morën pjesë veprimtarë të grupimeve të ndryshme, diplomatë, historianë, artistë, pedagogë e studentë. Ata theksuan se aleatët strategjik të Shqipërisë janë Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian.

Disa ditë më parë drejtuesit e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore Rama e Zaev si dhe presidenti I serbisë Vucic zhvilluan një takim, ku u diskutua për një lehtësim më të madh të qarkullimit në rajon të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve.

Veprimtarët u mblodhën me shqetësimin se mbi këtë takim nuk ka transparencë më të madhe dhe ka paqartësi mbi orientimin perëndimor të shqiptarëve. /voa/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!