EuroNews: Rama ‘dogji’ edhe Maqedoninë

Read Time:1 Minute, 0 Second

Rrjeti prestigjoz Euronews, i cili citon burime të dorës së parë nga mbledhja e djeshme e kryetarëve të qeverisë të vendeve anëtare në BE, ku edhe u vendos që të mos hapeshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka nxjerrë detajë të rendësishme nga debati që çoi në atë përfundim.

Sipas “Euronews”, presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka pranuar ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilën shumica dërrmuese ishte për t’ia hapur negociatat, përcjell Abc News.

“Presidenti francez Emmanuel Macron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euronews, duke cituar burimin e saj.

Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”, shton më tej ai.

“Pavarësisht kësaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev njoftoi sot dorëheqjen e tij, ndërsa lajmëroi zhvillimin e  zgjedhjeve të parakohshme në vend. Ndryshe ndodh në Tiranë, ku kryeministri Edi Rama vijon me justifikimin se “fajin e ka Europa”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Luan Rama: Presidenti Macron, “armiku i jashtëm” i Edi Ramës!
Next post Strazimiri: Mirënjohje për Merkel-Macron! Më në fund e kanë seriozisht!