Home Aktualitet ‘Një tjetër rekord në politikë’/ Manjani: Bashën e ka thirrur edhe prokuroria belge, nuk shkoi se…

‘Një tjetër rekord në politikë’/ Manjani: Bashën e ka thirrur edhe prokuroria belge, nuk shkoi se…

nga Editor

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në rrjetet sociale se Lulzim Basha ka vendosur një tjetër rekord në politikë. 

Në një status në rrjetet sociale, Manjani thekson se Basha thirret vazhdimisht në Prokurori dhe jo vetëm në atë vendase.

Sipas tij, Basha është i vetmi që e thërrasin edhe prokuroritë e huaja.

Postimi 
Edhe prokuroria Belge e paska thirrur për të dëshmuar?!
Ja dhe një rekord tjetër që vendos në politikë neokomunisti Lulzim. Thirret rregullisht në prokurori, jo vetëm vendase.
Si ka mundësi që vetëm këtë thërrasin prokuroritë e huaja?!
Por Ai nuk shkon se është kryetar partie.
E thotë pastaj se nuk e përdor partinë për interesat e veta…!
Në Shqipëri rrena i ka këmbët e gjata.
Si rrena e pushtetit ashtu edhe e opozitës…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!