Home Aktualitet BBC: Disa shtete të udhëhequra nga Franca bllokuan integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë

BBC: Disa shtete të udhëhequra nga Franca bllokuan integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë

nga Albina Hoxhaj

 “BBC” ka shkruar për vendimin e Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “BBC” citon kreun e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili e cilësoi të gabuar vendimin për të bllokuar negociatat me dy vendet ballkanike.

“Një pjesë e vogël e vendeve anëtare të BE, të udhëhequr nga Franca, vunë veton ndaj hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit”, shkruan “BBC”.

Më tej, media ndërkombëtare citon sërish Donald Tusk, i cili tha dje gjatë konferencës për shtyp, pas vendimit të KE, se “disa anëtarë nuk janë të gatshëm për të lejuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të bëhen anëtare të BE”.

“Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi arritur të marrim një vendim pozitiv. Personalisht mendoj se ishte një gabim”, deklaroi Tusk.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!