Home Aktualitet Syri në raport me Lulzim Bashën!

Syri në raport me Lulzim Bashën!

nga Editor

Nga Bledian Koka

Ishte shkurti i vitit të kaluar.

Lulzim Basha pasi kishte sakatuar demokratët në 10 protesta masive duke i lënë rrugëve e burgjeve të helmatisur nga gazlotsjellës që Edi Rama e bleu enkas në Serbi, vendosi të ulej në tryezë me Damian Gjiknurin për të bërë marrëveshjen që do të vuloste në fund mandatin e 3-të të Edi Ramës.Unë rrallë i kërkoj gazetarit tim Ermal Rizaj të bëjë pyetje sepse ai dhe të gjithë gazetarët që janë në Syri TV janë të lirë të bëjnë çdo pyetje të duan çdo ditë, por atë ditë, në atë konferencë, i kërkova atij t’i bëjë vetëm një pyetje Lulzim Bashës: “Zoti Basha nëse i humbni zgjedhjet dhe pas kësaj marrëveshje, a do ta jepni dorëheqjen?“.

E mbaj mend mirë atë ditë.

Lulzim Basha u nxi në fytyrë, nuk dinte ku ta fuste kokën aq më tepër kur pa se pyetja i bëhej nga Syri TV.

1 javë Lulzim Basha nuk la njeri pa kapur e pa më futur për atë pyetje që i bëra.

Turfullonte lart e poshtë jo për pyetjen, por pse kjo pyetje iu bë nga SYRI. Në fakt kishte “të drejtë”, sepse Syri është e vetmja media që bën opozitë dhe për dikë që shitet si kryeopozitar një pyetje e tillë tregon se nga ajo media që ai e kishte “partner”, i rezulton se ka mungesë besimi.

Besimi dhe bashkëpunimi nuk ka qenë kurrë pika më e fortë e PD-së me Syrin, dhe kjo është ajo që ndodh edhe sot.

Lulzim Basha tha sot se Syri nuk është më ajo media që “përfaqëson” demokratët dhe i lutej Zotit që të kthehej sa më parë në rrugën e duhur.

E vërteta është që Syri ka qenë aty ku e ka nisur në viti 2015, ndërsa Luli jo.

Sot Basha ka admirimin dhe mbështetjen e mediave të Edi Ramës e për hir të vërtetës ne nuk ia bëjmë dot atë “shërbim” siç ia bëjnë ata dhe e gjithë mazhoranca atij.

Ne e kemi “dënuar” veten tonë në opozitë me Edi Ramën dhe pushtetin e tij në çfarëdo forme që të jetë ai.

E pra sot, pjesë e pushtetit të Edi Ramës është edhe vula e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Prandaj sot Lulzim Basha nuk ka pse të habitet me qëndrimet e SYRI-t. Ne ia bëmë të qartë që në Shkurt të vitit të kaluar kur pamë se ai po braktiste demokratët për të ulur në prehërin e “organit politik” të Edi Ramës, Damian Gjiknuri.

Mungesa e vetëdijes së Lulzim Bashës për forcën konservatore që po mban peng tashmë duhet sqaruar me një fjalë. Demokratët nuk e kanë për natyrë ta hanë politikisht aty ku nuk thuhet asnjëherë, e jo më 4 herë me radhë.

P.S: Sepse për demokratët nuk vlen barsaleta e ariut me gjahtarin, kur kafsha pyeti herën e 3-të rivalin: “Ti a je gjahtar apo sumçe”?!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!