Home Aktualitet Skandal/ Djali i Vuçiç, i ka dhënë një thes me para një të dënuari për krime lufte

Skandal/ Djali i Vuçiç, i ka dhënë një thes me para një të dënuari për krime lufte

nga Editor

Një nga mediat më të njohura serbe, është vënë në shenjestër të pushtetit në Serbi pas raportimit për djalin e Aleksandër Vuçiçit, Danilon. Djali i presidentit Vuçiç siç shkruan “Danas”, bashkë me një grup personash i kanë dhuruar një çantë me para (30 mijë euro), një makinë dhe një banesë një të dënuari për krime lufte i cili ka vuajtur dënimin në Kroaci dhe pas lirimit është kthyer në Beograd.

“Kur nuk e godasin dot Vuçiçin, përmendin djalin e tij. E takova Danilon kur më priti si pjesë e delegacionit pasi doli nga burgu trembëdhjetë vjeçar.

Pastaj mora një thes me para, nuk e di nëse Danilo futi ndonjë gjë në të, ndoshta shumë pak. Ai po sulmohet sepse po priste heroin e tij”, ka thënë ai. Ka qenë politikani serb dhe ministri Nebojsha Stefanoviç ai i cili ka drejtuar akuza ndaj “Danas”, duke thënë se gazetat në Serbi po e sulmojnë Danilon sepse duan rrëzimin e Vuçiçit dhe se po përgatitin grusht shteti.

“Ballina e të përditshmes “Danas”, në të cilën opozita dhe grupet e ndryshme të interesit po lajnë hesapet me djalin e presidentit Aleksandër Vuçiç, jo me presidentin, por me fëmijën e tij – është një turp dhe turp që e ka e gjithë Serbia”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes,

Nebojsha Stefanoviç. Derisa Vuçiç ka thënë se meqë s’po mund t’i gjejnë gabime, po ia sulmojnë djalin. Dragan Vasiljkovic me nofkën “Kapiten Dragan” është dënuar për krime lufte nga Gjykata e Splitit në Kroaci me 15 vjet burg. Vasilijkovic ishte lëshuar nga burug më 28 mars 2020./Express-

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!