Home Aktualitet Berisha për Bashën: Pengu sikur ka studiuar në Korenë e Veriut, e jo në Holandë

Berisha për Bashën: Pengu sikur ka studiuar në Korenë e Veriut, e jo në Holandë

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha postoi sot një video nga “Foltorja” e djeshme në Berat. Përpara demokratëve, Berisha komentoi përjashtimet që po bën Lulzim Basha në PD. Sipas Berishës, Basha sillet sikur ka studiuar në Korenë e Veriut e jo në Holandë.

“Një bisedë të shkurtër me të gjithë ata që sot nuk janë në këtë sallë, ose e konsiderojnë veten si mbështetës të Bashës: U them këtu që të gjithë janë mbështetës të PD, por një njeri që çon nga humbja në humbje, që regjistron në karrierën e tij politike 4 humbje me radhë, që ka dorëzuar beteja të pabëra, ai duhet të hapë rrugën, ai nuk premton asgjë përveçse disfata. Së dyti, u drejtohem të gjithë demokratëve pa përjashtim, njeriu njihet në vështirësi dhe kriza, është e njohur kjo. Mendoni pak se çfarë bëri ky njeri pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit, absolutisht sikur të ishte i shkolluar jo në Holandë, por në Pjongjang të Kim Jong-unit, pasi mori një vendim ndaj meje në kundërshtim me statutin dhe parimet, vjen vendimi tjetër, përjashton pa pyetur njeri mbi tokë, kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokën, dhe kulmon para tre ditësh me qëndrimin ndaj zotit Luan Baci, kryetarit të PD në Fier”, tha Berisha.

“Miqtë e mi, ne na kujtohet se sekretarët e parë të rretheve nuk i zgjidhnin anëtarët e partisë, por i emëronte Byroja Politike, kurse ne në PD i zgjedhim vetë kryetarët. Nuk i zgjedh Tirana. Por si të thotë mendja se mund të heqësh kryetarin e Fierit dhe të komandosh kryetarin e Mallakastrës? Nuk mund të bëhet kurrë kjo. Ata janë njerëz të ardhur me votë. Nëse formularin për mbledhjen e Kuvendit e kanë firmosur 500 delegatë, kryetari thjesht ka zbatuar vullnetin e tyre, kurse ti hakmerresh në mënyrë primitive,” tha Berisha”, shtoi ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!