Home Aktualitet Mbyllja e kryqëzimit te “Pushimi i shoferit”, deputeti lushnjar thirrje Ballukut: Përfundoni mbikalimin, ka 20 vjet që është bërë, preken 80 mijë banorë

Mbyllja e kryqëzimit te “Pushimi i shoferit”, deputeti lushnjar thirrje Ballukut: Përfundoni mbikalimin, ka 20 vjet që është bërë, preken 80 mijë banorë

nga Editor

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, i bën apel ministres së Infrastrukturës Belind Balluku që të ndërhyjë për situatën e krijuar në autostradën Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur kryqëzimi te “Pushimi i shoferit”.

Ai thotë se duhet të përfundohet mbikalimi i ndërtuar 20 vjet më parë, pasi kjo problematikë prek 80 mijë banorë të zonës. Sot, disa prej tyre janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar rrugën për më shumë se 20 minuta, duke krijuar radhë të gjata mjetesh në të dy drejtimet.

Shkruan Saimir Korreshi:

Zemerimi qytetar per mbylljen e rruges te pushimi i shoferit. Nje akt i cili vetem ka krijuar kosto per 80 mije banore. I drejtohem Ministres se transportit te nderhyje menjehere per zgjidhjen perfundimtare te kesaj situate duke perfunduar mbikalimin në ktë aks.

Struktura e betonit ka mbi 20 vite e pa shfrytezuar se i mungon lidhja me rrugen. Kurseni ndonje byftek tek Nustreti e clirojeni nga kjo barre kete komunitet. Hidhi syte edhe nga Lushnja leri urbanet e Tiranes te meret Lali Euri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!