Home Aktualitet Malaj ironizon Ramën: Shqipërisë nuk i duhen satelitë për të parë plehrat që hedh Bashkia

Malaj ironizon Ramën: Shqipërisë nuk i duhen satelitë për të parë plehrat që hedh Bashkia

nga Editor

Eksperti i Ekonomisë Arben Malaj, është shprehur se lajmi për krizën energjetike që dha Kryeministri Edi Rama ishte jashtë kritereve minimale të komunikimit publik.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Malaj tha se Kryeministri ose Presidenti nuk është për krijuar panik, por për të qetësuar dhe për të krijuar besim tek qytetarët.

Arben Malaj: Kur kryeministri deklaroi se po na pret një luftë e tretë më e madhe tërmeti, është jashtë kritereve minimale të komunikimit publik. Asnjë Kryeministër, as President nuk është për të krijuar panik, është për të krijuar besim në raste të tilla.

Në raste kur krijohet panik qytetarët harxhojnë më pak, investojnë më pak dhe ekonomia ngec. Kështu që argumentimi i Kryeministrit se shqiptarët janë më të lumtur se kanë depozita në bankë, për ne si studiues, ku njerëzit harxhojnë më pak para mendojnë një ditë më të keqe.

Më tej shton se qeveria është e papërgjegjshme me borxhin që i ka shkaktuar Shqipërisë.

Arben Malaj: Shqetësimi sot në botë është se përse paratë futen në bankë, depozituesit nuk marrin asnjë të ardhur dhe këto para në kushte të lira i marrin bizneset dhe qeveria. Qeveria duke pasur kosto të ulët për borxhin bëhet e papargjegjshme për borxhin e shkaktuar. 

Në lidhje me deklaratën e Ramës që bëri pak ditë më parë se do çoj dy satelitë në hapësirë, Malaj ka ironizuar duke thënë se Shqipërisë nuk i duhen satelitët që të shikojë nga lart plehrat e që mbledhin Bashkitë.

Arben Malaj: Ku është vendimi që Shqipëria është gati për satelitë, ku janë institucionet që paguhen nga taksat shqiptare. Kush e bëri këtë propozim, çfarë kostoje ka, si mbulohen kosto. A mundet ne që të çojmë satelitë dhe të mbajmë satelitë?  Fakti që nuk ka transparencë, nuk ka një strategji, nga vjen gjithë kjo mospërfillje për shkencëtarët  e vendit tënd, ndaj ekonomistë të venit tënd. S’ka nevojë Shqipëria që plehrat e bashkive t’i shikojë me satelitë nga lart. Shqipëria ka një satelit, ka platformën sociale JOQ, jepu atyre ca lekë, dhe çdo problematikë e gjen aty.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!