Home Aktualitet Berisha: Klevis Balliu u “shkri” te protesta e Astirit, Basha e hoqi nga listat me urdhër të Ramës

Berisha: Klevis Balliu u “shkri” te protesta e Astirit, Basha e hoqi nga listat me urdhër të Ramës

nga Editor

Nga ‘foltorja’ e Beratit, ish-kryeministri Sali Berisha ka riktheyr në vëmendje protestat e qindra banorëve të Unazës së Re të cilët janë braktisur dhe lënë në baltë në kauzën e tyre të drejtë nga PD e drejtuar nga Basha.

Sipas Berishës, tjetër rezultat ishte dhe heqja nga lista e deputetit Klevis Balliu me urdhër të Ramës, pasi u priu protestuesve në marshimin e tyre në sarajet e sulltan surrelit.

“Kjo është esenciale, dështuam në çdo nisëm, 420 ditë protestuan për të drejtën e tyre kundër mafies shtetërore disa qindra banorë të zonës së Unazës së Re në Tiranë, 420 ditë. Një deputet u shkri me ta ditë e natë dhe cili ishte rezultati miqtë e mi, ata u lanë në baltë dhe deputeti u hoq nga listat.

Po pse u hoq nga listat, apsolutisht me urdhët të Ramës, pasi i çoi protestuesit afër Surrelit, kjo është e vërteta. Një natë ai u priu protestuesve dhe i nxorri karshi sarajeve të sulltanit.

Por, kjo e tronditi dhe hamkarrja e tij ra mbi deputetin tonë Klevis Balliu dhe ndaj qindra protestuesve që protestuan ditë e natë. Po kështu ndodhi edhe me Tetarin Kombëtar, nuk qe e zonja opozita të vërë gjoksin në asnjë protest popullore. Realiteti ky është pra edhe ne duhet të bëhemi opozit njëherë në radhë të parë dhe ta vëmë përpara qeverinë”, tha Berisha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!