Home Politike Dade: Rama dështoi, s’mund ta drejtojë vendin

Dade: Rama dështoi, s’mund ta drejtojë vendin

nga Editor

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade tha se kryeministri Edi Rama në ndryshim nga Zaev ka dështuar dhe nuk mund ta drejtojë më këtë vend, sepse skandalet ndjekin njëri-tjetrin.

“Unë besoj se kryeministri Zoran Zaev ka treguar përgjegjësi para popullit. Zaevi u ul me Tsiprasin për të zgjidhur çështjen e emrit. Unë them se Rama ka dështuar dhe nuk mund ta drejtojë më këtë vend, sepse ka skandal pas skandali. Duhet bërë më shumë për reformën zgjedhore, sepse edhe zgjedhjet sipas ODIHR ishin larg një vendi demokratik. Duhet parë edhe çështja e ndryshimit të sistemit, sepse ky sistem ka degraduar.”, tha Dade për News24.

Dade theksoi gjithashtu se negociatat do i hapë BE, ne vetëm duhet të përmbushim detyrat por në vend të kësaj po justifikohemi. Dade tha se Cakaj është njeriu përgjegjës sot për mos-hapje negociatash se ka qenë ministër duke shtuar se nëse ka realisht arritje, pse nuk e ka bindur Francën.

“Kam ndjekur me vëmendje Ramën dhe Gent Cakajn, që tha se as kryeministri dhe as ai nuk kanë thënë se do japin dorëheqjen dhe se do të hapin negociatat. Këtu nuk ka të bëjë fare nëse je zotuar apo jo. Ka mendësi të deformuar. Negociatat do i hapë BE, ne vetëm duhet të përmbushim detyrat. Ne po justifikohemi. Cakaj është njeriu përgjegjës sot për mos-hapje negociatash se ka qenë ministër . Në rast se realisht ka arritje, pse nuk ka bindur Francën”, deklaroi Dade.

Sipas saj, Shqipëria nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë, pasi nuk është vetëm Franca kundër Shqipërisë, por edhe shtete si Danimarka, Holanda e madje edhe Finlanda.

Lajme te ngjashme