Home Aktualitet Nisma e Bashës për veting në politikë, Manjani: Spekulim i madh, një “OFL” e re

Nisma e Bashës për veting në politikë, Manjani: Spekulim i madh, një “OFL” e re

nga Editor

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në studion e “Opinion” nismën e Partisë Demokratike për vetting në politikë. Manjani tha ndër të tjera se nga pikëpamja e një shteti demokratik kjo nismë është një spekulim. Manjani tha se është një maskaradë nga pikëpamje kushtetuese, ndonëse seksi në aspektin populist.

“Tema e diskutimit është seksi për popullin dhe në vetvete nisma është populiste. Nëse duam ta analizojmë juridikisht është një spekulim i madh.

Nëse kriteri është populizmi hajde ta bëjmë, t’I biem dhe e embyllim emsionin,

Nga pikëpamja e standardit demokratik është një spekulim. Në thelb është një OFL e re që ose do duhet të legalizojë pisllëkun e politikës , që kush e  kalon presupozohet i pastër që në fakt nuk është i pastër. Bile është më e poshtër akoma, sepse tenton të përdorë gjykatën për të legalizuar thashetheme.  Duhet t’i bëjmë një fotografi situatës legale ku gjendet shteti. Shteti demokratik funksionon mbi norma. Në shtetin tonë normat kanë dalë nga fuqia dhe bëjmë ligje të posaçme dhe i shamangen të gjitha normave. Ai shtet me ligje të posaçme është shumë afër diktaturës”, tha Manjani./Opinion.al

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!