Home Aktualitet Salianji nxjerr bllof Lulzim Bashën: Nuk ka patur mbledhje kryesie për largimin e Luan Baçit, vendim i kryetarit

Salianji nxjerr bllof Lulzim Bashën: Nuk ka patur mbledhje kryesie për largimin e Luan Baçit, vendim i kryetarit

nga Editor

Luan Baçi, deputet i PD-së, i cili u shkarkua nga Lulzim Basha si kreu i PD në Fier, ishte në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Baçi tha se i është kërkuar dorëheqja nga Basha, por ai nuk e ka dhënë dorëheqjen. Më pas, sipas Baçit, kreu i PD ka përdorur një shkresë të para një viti, sikur Baçi ka kërkuar të japë dorëheqjen që atëherë.

Në studio ka qenë edhe deputeti Salianji, i cili kur u pyet nga Luan Baçi, e pranoi se nuk ka patur një mbledhje kryesie për çështjen e dorëheqjes hde largimit të tij, duke nxjerrë bllof Lulzim Bashën.

Pjesë nga biseda në studio: 

Luan Baçi: Pashë Salianjin në studio, si anëtar kryesie i PD. Vendimi i marrë për mua është në datën 19, me vendim kryesie. Ervinin e pyeta, që është anëtar kryesie, më tha nuk kemi patur mbledhje kryesie dhe nuk di gjë për vendimin. Që këtu nis gjithë problemi se si veprohet në përgjithësi. Më vjen keq për mënyrën si veprohet. Nuk kam dhënë dorëheqje. Në korrikun e vitit të kaluar kur filloi procedura e propozimeve nëpër seksione, mu kërkua që ti them Sekretarit të Përgjithshëm, që jam i disponueshëm të kandidoj dhe keni në dispozicion edhe dorëheqjen. Unë nuk kam dhënë dorëheqje. Nuk ka arsye shkarkimi, por thuhet se është mbështetur në sms-në e një viti më parë.

Ylli Rakipi: Salianji ka patur mbledhje kryesie?

Ervin Salianji: Nuk ka patur një mbledhje kryesie. Nëse do të varej nga unë, kam bërë gjithcka që Luan Baci të jetë kryetar i degës Fier, për shkak të kontributit. Është vendim i kryetarit dhe Sekretarit të PD. Është me firmën dhe vulën e të dyve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!