Home Aktualitet “S’kam dhënë dorëheqje nga kryetar i PD në Fier”/ Luan Baçi: S’ka asnjë shkresë zyrtare për shkarkimin

“S’kam dhënë dorëheqje nga kryetar i PD në Fier”/ Luan Baçi: S’ka asnjë shkresë zyrtare për shkarkimin

nga Editor

Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi, i ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, u shpreh se nuk ka dhënë dorëheqje nga posti, por vazhdon ushtrimin e detyrës.

Baçi tha se ka shkëmbyer një mesazh me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi ku i ka shprehur interesin për të kandiduar për deputet në Qarkun e Fierit, duke vënë në dispozicion edhe dorëheqjen.

Por që nga ky moment, nuk ka patur asnjë veprim tjetër dhe Luan Baçi ka vijuar të ushtrojë detyrën e kryetarit të degës.

Ndërsa dje Lulzim Basha komandoi Agron Kapllanajn në këtë detyrë, ish-kryetar i Bashkisë së Mallakastrës, emër i cili shkaktoi debate të forta në Kryesinë lokale të PD-së në Fier.

“Më është kërkuar nga zoti Basha dhe Gaz Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm që ka dalë një udhëzim dhe duhet të kemi një farë komunikimi për mënyrën si do të kandidojmë. I kam  nisur një SMS në telefon Gazment Bardhit ku i kërkoj të kandidoj për deputet dhe ka në dispozicion dorëheqjen time. Kjo me kërkesën e tyre për të qenë në rregull me udhëzimin e tyre, sepse statuti nuk e kërkonte. Por që nga ai moment nuk është bërë asnjë lloj veprimi dhe unë kam vazhduar në detyrën e kryetarit të degës. 

Nuk ekziston asnjë shkresë e vulosur dhe e firmosur nga unë, përveç një mesazhi të nisur ku i kërkoj të kandidoj dhe ka në dispozicion dorëheqjen“, u shpreh Baçi.

Çim Peka: Dje në mbledhjen e Kryesisë keni thënë se keni takuar Bashën, çfarë keni biseduar?
Luan Baçi: Ishte takim në zyrën e tij. Më ka marrë në telefon sekretarja. 2-3 orë para i kisha nisur një mesazh, për tre propozimet për amendimet kushtetuese. Dhe mendova se ishte ideja që po më thërriste për këto. Gjatë bisedës më kërkoi, dua dakordësinë tuaj për të komanduar një person tjetër në degën e Fierit. I kam thënë nuk e di arsyen dhe çfarë argumentesh ka. Unë jam kryetar prej disa kohësh dhe nuk kemi një problematikë. I kam thënë që nuk pranoj propozime nga ju. Kjo ka qenë biseda. Jam larguar nga zyra duke mos i dhënë dakordësi. Të nesërmen kam parë lajmet për dorëheqje dhe shkarkim. Nuk ka patur shkresë zyrtare. Më pas në emailin tim personal dhe të sekretarit të degës, vjen një shkresë që thotë se lirohet nga detyra Luan Baçi me vendim të Kryesisë. Ndërkohë që sipas informacioneve që kam, nuk ka patur asnjë mbledhje Kryesie që mund të ketë vendosur pranimin e dorëheqjes apo komandim të një personi tjetër.

Çim Peka: Në shkresën tuaj thuhet se ka vendosur Kryesia, kur nuk ka patur mbledhje Kryesie. A ka kompetencë kryetari të shkarkojë një drejtues dege pa Kryesinë? 
Luan Baçi: Nuk e ka një kompetencë të tillë. Është Kryesia ajo që vendos dhe jo kryetari. Nuk duhet të suprizohemi nga vendime të tilla mendoj unë, kjo është një gjë shumë e vogël që bëhet me shumë gjëra të tjera në shkelje të statutit. E them me keqardhje, nuk kam asnjë lloj problemi personalisht, jam shumë i hapur, kryetarët e degëve apo çdo institucion tjetër te PD duhet të kenë mandate të kufizuara deri në dy mandate, duhet të ketë qarkullim sepse vijmë nga katër humbje rresht. Diskutimi im është te shkelja e statutit, vënia e vetos dhe mosrespektimi i strukturave. Dhe i vënë nën ‘presion’, strukturat e degës më kërkuan takim urgjent. Mbrëmë u mblodh Kryesia e degës për të diskutuar dhe konkuzioni ishte që Kryesia e degës do që të jetë vendimmarrëse në këtë proces. Është Kryesia e degës që jep emrat e atyre që kandidojnë.

Çim Peka: E njihni ligjërisht shkresën që ju ka ardhur me firmë të kryetarit Basha për shkarkimin tuaj dhe emërimin e një tjetër personi në vendin tuaj? 
Luan Baçi: Kryesia e degës unanimisht nuk pajtohet me një veprim të tillë, një komandim të papropozuar dhe pa miratuar nga Kryesia e degës dhe të pa njoftuar. Janë gjendur të papërgatitur, të shashtisur në një situatë ku ndodhet PD-ja, por edhe dega e Fierit ndodhet në një gjendje të hallakatur.

Çim Peka: E keni dorëzuar zyrën? Apo do të vazhdoni ta mbani?
Luan Baçi: Kryetar drejtues nuk të bën as zyra dhe as vula. Zyra aty është, unë në zyrë jam dhe normalisht ka ardhur një shkresë në email dhe nuk ka ardhur askush që të kërkojë një takim, apo të kërkojë një prezantim.

Çim Peka: Kryetari i komanduar nga Basha nuk është paraqitur te ju për të marrë zyrën dhe vulën?
Luan Baçi: Jo, nuk e kam asnjë lloj informacioni të tillë. Nuk kemi problem emrat, nuk diskutojmë emrat e përfolur. Këtu është problem procedure dhe problem që Kryesia e degës nuk dakordësohet me një vendim të till.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!