Home Aktualitet FOTO/ A i ‘vodhi’ Lulzim Basha votat e Sali Berishës në 25 Prill? Zef Hila ‘masakër’ me votat e kolegëve të tij

FOTO/ A i ‘vodhi’ Lulzim Basha votat e Sali Berishës në 25 Prill? Zef Hila ‘masakër’ me votat e kolegëve të tij

nga Editor

Verifikimi paszgjedhor i nisur nga KQZ për procesin elektoral të 25 Prillit ka prodhuar disa fakte skandaloze të abuzimit me votat e demokratëve nga kryetari aktual i kësaj partie, Lulzim Basha dhe disa prej njerëzve të tij më të afërt në grupin parlamentar.

Nga hapja e kutive të materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në 10% të Qendrave të Votimit në Tiranë dhe Shkodër, provat e deformimit të votës së demokratëve janë evidente.

Siç shihet nga tabela e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lulzim Bashës i janë shtuar 13 vota nga ato që ka marrë realisht në këto qendra votimi. Konkretisht më 25 Prill, Bashës i janë numëruar 1257 vota ndërsa nga verifikimi rezultoi se ai në të vërtetë ka marrë 1244 vota, pra 13 më pak. Ajo çfarë e bën më skandaloze këtë çështje është fakti se votat që i janë akorduar Bashës i janë marre ish-kryeministrit Berisha i cili po ashtu kandidoi në Tiranë më 25 Prill.

Në tabelë shihet qartë se Berishës i janë vjedhur 21 vota në qendrat e verifikuara të votimit, pra nga 527 vota që i janë llogaritur më 25 Prill, faktikisht Berisha ka marrë 548 të tilla.

Image

E njëjta situatë paraqitet edhe në Qarkun e Shkodrës, më konkretisht në Bashkinë e Vaut të Dejës ku për Partinë Demokratike kandidonte Zef Hila.

Ky i fundit u pa në krah të Lulzim Bashës të nesërmen e vendimit për perjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, gjatë kohës kur demokratët e zemëruar nga vendimi nuk u kujdesën të zgjedhin fjalët përmes të cilave shprehën irritimin e tyre ndaj Lulzim Bashës.

Siç shihet nga tabela e publikuar në faqen zyrtare të KQZ, në vetëm 4 Qendra Votimi të verifikuara në këtë Bashki, Zef Hila ka përvetësuar plot 107 vota, të cilat u janë vjedhur kandidatëve të tjerë të Partisë Demokratike në këtë Qark.

Image
Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha u përball me kritika të forta kur pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit nuk adresoi menjëherë të ashtuquajturën “masakër zgjedhore”, por u kujdes për rikonfirmimin e tij në krye të PD.

Verifikimi paszgjedhor i nisur nga KQZ pritet të vijojë ditët në vazhdim.

Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin për përzgjedhjen e 10% të Qendrave të Votimit dhe verifikimi i tyre do të bëhet të premten në orën 12.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!