Home Aktualitet Ideja mediokre e vetingut të politikanëve

Ideja mediokre e vetingut të politikanëve

nga Editor

Nga Artan Fuga

Cfarë ideje mediokre, e dëmshme, populiste kjo e vetingut të politikanëve!A thua se nuk ka organe që kontrollojnë pasurinë e deputetëve dhe politikanëve! A thua se nuk ka Prokurori dhe gjykata!Nuk funksionojnë? Po kush tha se kjo struktura tjetër që gjoja do të kontrollojë hajdutlliqet me pasuritë publike të politikanëve do të funksionojë!Hajde pra hapim gjyqet e kaluara!Pse kështu ndërtohet shteti? Me struktura të posaçme si komitetet e shpëtimit publik në Francën e shekullit 18? Apo me gjyqet e posaçme të revolucionit bolshevik? Apo me kontrollet puntore – fshatare të viteve 70 në Shqipëri?E bëtë telef shtetin me struktura mbi struktura! E bëtë çorap!Edhe pastërtinë e politikanëve doni ta ktheni në një çështje urgjente, pra që gjykohet me struktura ad hoc? A thua nuk kemi gjykata administrative!Regulloni mo shtetin, mjaft me këto ide mediokre populiste! Ka aq struktura sa t’i tregojnë vendin hajdutëve, abuzuesve politikanë. Po kush i le seeeeee!Cfarë mungese fantazie, veting gjyqtarëve tani veting politikanëve!Bëni veting edhe për lojtarët e dominosë buzë detit!Pra prokurorëve dhe gjykatësve të vetinguar nuk u besohet të kontrollojnë deputetët§Hiqni dorë nga kontrolli politik ndaj drejtësisë dhe pastaj e shihni se ku shkojnë politikanët që kanë vjedhur me katër duar! Shihni pallatet që zotërojnë dhe dhjetra afera të tjera që duken nga larg!Ide për të ngopur popullin me lugë të zbazur.Gjoja radikale! Gjeni një vend evropian që e bën këtë budallallik! Një të vetëm! Pse shtet i së drejtës është ky me struktura mbi struktura!Kush i fut hajdutët në Kuvend dhe në kryesira partie? Kryetarët pse kush?Hiqni privilegjet e deputetëve, vjedhje me ligj! Këtu filloheni. Mos e filloni si mbledhje Fronti ku dikush mban fjalime të tipit : “Ta fillojmë shokë nga vetja!”.Se i kanë lënë pasuritë tani zbuluar ata! Po vëllai, daja, tezja, bodigardi çfarë bëjnë?Nuk di çfarë të bësh me këtë teatër, të qeshësh apo të qash! Eshtë komedi apo tragjedi!Cirk, estradë,Cfarë është moooooo!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!