Home Aktualitet Në pranga Klodian Troci, nën hetim edhe punonjës të tjerë të Kadastrës

Në pranga Klodian Troci, nën hetim edhe punonjës të tjerë të Kadastrës

nga Editor

Kanë kaluar 4 ditë nga arrestimi i ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci! Ky i fundit, mësohet se paratë, shumën prej 60 mijë eurove që iu gjetën në shtëpi, i justifikoi me të vëllanë. Troci tha se i vëllai punonte në fushën e ndërtimit dhe paratë ia kishte besuar atij për t’ja ruajtur.

Ndërkohë që detaje të tjera kanë dalë nga hetimi i prokurorisë. Hetuesit e Vlorës kanë në mbikqyrje edhe persona të tjerë, pasi dyshohet se punonjës në Kadastër janë të përfshirë në akuzat me abuzimin me dosjet e pronave në Dhërmi dhe jo vetëm.

Një nga denoncuesit për rastin e Trocit ka qenë edhe kryetari i qarkut të Vlorës, Ervis Moçka, i cili ka sinjalizuar për problematikat që kishte procesi i regjistrimit të pronave.

Troci u prangos pak pasi dha dorëheqjen nga detyra si kreu i Kadastrës, ndërsa akuzohet se së bashku me Bardhyl Gjikën, drejtorin e Drejtorisë së pronave në Qarkun e Vlorës (I arrestuar pasi inskenoi vjedhjen e dy dosjeve të pronave në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, me qëllim që të fshihnin falsifikimin), dhe specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente pronësi nga viti 2019 deri në vitin 2021. Mino po hetohet nën masën e detyrim paraqitjeje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!