Home Aktualitet Studentja ja plas në sy Kushit: Ju na detyruat ta bënim vaksinën pa dëshirën tonë

Studentja ja plas në sy Kushit: Ju na detyruat ta bënim vaksinën pa dëshirën tonë

nga Editor

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte në Universitetin e Politeknikut për të parë nga afër situatën, mbi numrin e studentëve të vaksinuar.

Ministrja, nisi t’i pyeste një nga një studentët nëse e kishin bërë vaksinën.

Dhe një studente, teksa ministrja Kushi pa certifikatën e saj të vaksinimit,u shpreh se ‘fatkeqësisht nuk e ka bërë me dëshirë dhe se ishte ndjerë e detyruar’, duke nënkuptuar kështu se në rastin më ekstrem, nuk mund të rriskonte të humbte vitin mësimor.

Pjesë nga biseda:

Kushi: E shoh e paskeni bërë dozën e parë të vaksinës

Studentja: Fatkeqësisht

Kushi: Pse?

Studentja: E kemi bërë të detyruar

Kushi: Kjo është arsyeja, unë nuk dua që ju të ndiheni të vaksinuar.

Studentja: Po ashtu jemi ndjerë

Kushi: Po jo, po shiko vaksina të mbron ty, prindërit, familjarët. Ju do të jeni 100 veta në salla, vaksina ju mbron nga virusi. Prandaj dhe arsyeja që kam dalë sot është për t’ju ndërgjegjësuar. Ji jeni të rinj, që besoni në shkencë dhe jo në teoritë e konspiracionit.

https://video.syri.net/embed/qDhQclTqTgzD9ns

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!