Home Aktualitet Drejtësi e kapur.

Drejtësi e kapur.

nga Editor

NGA DENIS HIDRI

Pas rendimentit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimi, me skualifikimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me arsyen kryesore të mos justifikimit të pasurisë, trumbetohet si një arritje e mazhorancës.

A thua se gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë, që kaluan këtë provë, e arsyetuan arsyen kryesore.
Por, ka të nënës dhe të njerkës në çdo strukturë, sot më shumë se kurrë.

Brukseli, edhe pse mediatikisht, reagon kundrejt SPAK-ut, duke u kërkuar arrestimin e krerëve të korrupsionit.
Dihen ato krerë, edhe po mos të përmenden me emra individual.
Të gjithë punojnë për Boss-in e tyre, që është në krye të ekzekutivit.

Kjo luftë e nisur, vite e vite të tejzgjatura, kundër korrupsion, objektivi kryesor mbetet sistemi gjyqsor.
Ai sistem, që vështirë të pastrohet nga ai ‘infeksion’.

Në mënyrë të vazhdueshme, Kryeministri, jo vetëm mediat e vëndit, por edhe ato të huaja i quan ashtu siç ai di vetë.
Aq sa nuk i shpërfill fare.
Duke qënë se vetëm ai institucion, një pjesë shumë e vogël, ka mbetur jo në varësi të tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!