Home Aktualitet Ndalu Lul!

Ndalu Lul!

nga Editor

NGA ILIRJANA KUCANA

Ndalu Lul se i ke hyp kalit mrapsht i themi ne nga anët tona. Kësaj rradhe më duket se urdhëri erdhi nga Singapori, se Luan Baçi kuotohej lart. Lëre Hotin, Grudën e Bashajt se nuk pijnë ujë këto histori në vitin 2021.
Sa më shumë zgjatet kjo histori aq më me turp e mbulon figurën tënde. Lëri pak dinjitet vetes që të të japim dhe dorën nesër kur të të shohim në rrugë. Deri më sot këto largime sikur ti kishte bërë vetë Rama, nga Flamur Noka i Kamzës e deri tek Luani Baçi që kori një ndër rezultatet më të mira historike të PD në Fier.
Kjo nuk është pastrim i PD nga “llumi”, është ligji 55 i Agjitacion Propagandës brenda Partisë që rrëzoi sistemin Komunist, ku mendimi ndryshe dhe debati brenda saj kanë qenë gjithmon vlera të saj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!