Refuzimi i negociatave, Pollo: Kushtet e Bundestagut nuk fshihen, ato janë platformë

Read Time:1 Minute, 17 Second

Nga Genc Pollo

Vendimi i KE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë nuk fshin asnjë prej kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. Genc Pollo në një bisedë në studion e Syri TV, tha se në pranverë kushtet do të jenë aty, por rreziku më i madh është sipas tij, shtimi i kushtit të azilkërkuesve parashtruar në veton e saj nga Franca.
A qëndron pretendimi i kryeministrit Rama se vendimi i Këshillit Europian fshin kushtet e parashtruara nga Bundestagu gjerman?
“Është e pamend të thuash një gjë të tillë. Si i paska fshirë kushtet e Bundestagut? Po në maj, ku do të jetë Gjermania? Do të ketë dalë si Britania e Madhe me ndonjë Dexit? Sa herë që të mblidhet Këshilli i Europës, do të ketë minimalisht 9 kushtet. Franca dhe në një masë serioze edhe vendet e ulëta, ka gjasa që emigracioni i paligjshëm mund të jetë edhe kushti i dhjetë”.
Ndryshe nga Zaev, Rama nuk mendon se duhet të japë dorëheqjen pas dështimit me negociatat?
“Në qoftë se duhej të ikte një nga dy kryeministrat, ai ishte Edi Rama. Kryeministri i Maqedonisë, gjatë gjithë javës ka thënë “është përgjegjësia ime nëse nuk hapen negociatat”, largohem dhe tani njoftoi zgjedhje të parakohshme. Rama as premton, as njeh Kushtetutë, asgjë. Ai nuk e njeh përgjegjësinë. Ky është problemi”.
A duhet të kthehen në platformë 9 kushtet gjermane?
Ato janë platformë.
Opozita çfarë duhet të bëjë, çfarë kontributi mund të japë?
Të japë kontribut për reformën zgjedhore. Të gjithë të tjerat janë në dorë të qeverisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Negociatat, Mehmetaj: Dorëheqja e Ramës dhe e Cakajt është pak, përgjegjësi përpara ligjit
Next post Refuzimi i Francës lëndon, por nuk krijon boshllëk në Shqipëri