A do ta bëjë kurban Rama Cakajn?

Read Time:2 Minute, 28 Second

Në momentin që pash lajmërimin për konferencën e shtypit të Zëvendësit, Z.Caka, mendova se KM e kishte planifikuar “kurbabin” e rradhës e në vend të tij do kishte detyruar zëvendësin të dorëhiqej.

Por jo!

Pas një përpjekjeje shumë të vështirë për të kuptuar çfarë donte të thoshte Z.Caka (dhe vetëkuptohet se vështirësia nuk vinte nga dialekti) gjatë konferencës së shtypit, dola në 3 përfundime:

1- Me këtë nivel të dobët diplomacie, Shqipëria edhe sikur te ishte e zhvilluar sa Zvicra, nuk do ja dilte të avanconte në proceset integruese.
2-Si rrjedhojë e naivitetit apo porosisë, Zëvendësi Caka vazhdoi të përsërisë dogmat dëshpëruese të Ramës se krimi, azilkërkuesit, abuzimi me pushtetin dhe autokracia në Shqipëri janë bishta që i përdorkërka Macron për të fituar vota në Francë.
3- Se Edi Rama, Zëvendësi e ministrat e qeverisë, nuk kanë përse të largohen se nuk kanë premtuar ndonjëherë hapjen e negociatave (kujtoj këtu deklaratën publike të 2018 ku Rama tha se negociatat janë hapur e kemi marrë datën e fillimit të punës).

Tani, nëse e marrim të mirëqenë se ata nuk kanë premtuar çeljen e negociatave, a mos vallë kanë premtuar diku MiniSchengen-in Ballkanit pa Kosovën e Malin e Zi, njësoj si kishin premtuar ndarjen e Kosovës? Dhe mbi të gjitha kujt ja kanë bërë këtë premtin e çfarë fitojnë nga trazirat që mund të krijohen në rajon si rrjedhojë e realizimit të këtyre premtimeve?

Dorëheqja është pak, këta duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.Në momentin që pash lajmërimin për konferencën e shtypit të Zëvendësit, Z.Caka, mendova se KM e kishte planifikuar “kurbabin” e rradhës e në vend të tij do kishte detyruar zëvendësin të dorëhiqej.

Por jo!

Pas një përpjekjeje shumë të vështirë për të kuptuar çfarë donte të thoshte Z.Caka (dhe vetëkuptohet se vështirësia nuk vinte nga dialekti) gjatë konferencës së shtypit, dola në 3 përfundime:

1- Me këtë nivel të dobët diplomacie, Shqipëria edhe sikur te ishte e zhvilluar sa Zvicra, nuk do ja dilte të avanconte në proceset integruese.
2-Si rrjedhojë e naivitetit apo porosisë, Zëvendësi Caka vazhdoi të përsërisë dogmat dëshpëruese të Ramës se krimi, azilkërkuesit, abuzimi me pushtetin dhe autokracia në Shqipëri janë bishta që i përdorkërka Macron për të fituar vota në Francë.
3- Se Edi Rama, Zëvendësi e ministrat e qeverisë, nuk kanë përse të largohen se nuk kanë premtuar ndonjëherë hapjen e negociatave (kujtoj këtu deklaratën publike të 2018 ku Rama tha se negociatat janë hapur e kemi marrë datën e fillimit të punës).

Tani, nëse e marrim të mirëqenë se ata nuk kanë premtuar çeljen e negociatave, a mos vallë kanë premtuar diku MiniSchengen-in Ballkanit pa Kosovën e Malin e Zi, njësoj si kishin premtuar ndarjen e Kosovës? Dhe mbi të gjitha kujt ja kanë bërë këtë premtin e çfarë fitojnë nga trazirat që mund të krijohen në rajon si rrjedhojë e realizimit të këtyre premtimeve?

Dorëheqja është pak, këta duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Negociatat, Kërpaçi: Rama duhet të japë dorëheqjen!
Next post Negociatat, Mehmetaj: Dorëheqja e Ramës dhe e Cakajt është pak, përgjegjësi përpara ligjit