Home Aktualitet Berisha vlerëson shqetësimet e deputetes së Korçës: Çështje themelore aktuale për PD dhe demokracinë

Berisha vlerëson shqetësimet e deputetes së Korçës: Çështje themelore aktuale për PD dhe demokracinë

nga Editor

E para që e mori fjalën në Foltoren e Korçës ishte deputetja demokrate, Sorina Koti.

Në fjalën e saj në ‘foltore’, Koti shtroi për zgjidhje një sërë çështjesh themelore aktuale për Partinë Demokratike por dhe demokracinë shqiptaredhe i kërkoi liderit historik demokrat, Sali Berisha të gjejë një zgjidhje për ringritjen e PD-së.“Bashkë kemi qenë protesta dhe jemi përballur me regjimin e radhës, jemi përballur me gazin lotsjellës, dhunën dhe terrorin ndaj nesh. Ne kemi qenë të gjithë bashkë dhe ku ndodhemi sot? Jemi në opozitë, në pikën më kritike, më delikate. Jemi në një debat të brendshëm. Nuk do doja që sot, demokratët të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë të ndodheshin në këtë pikë të vështirë. Ju kërkoj si themelues i PD që të gjeni një rrugëzgjidhje dhe një rrugëdalje për të ringritur PD-në. Të gjithë ne sot, besojmë në atë logo. Në PD-në. Forca jonë është bashkimi,” tha ajo.

Berisha iu përgjigj duke thënë se e vetmja rrugëzgjidhje është vota.

“Shqetësimi që shpreh është shumë i drejtë. Nëse më pyet se nga duhet t’ia nisim për të kapërcyer këtë situatë? Nga eksperienca ime ju them se mund t’ia nisim vetëm nga vota. Në ç’kuptim? Nëse kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk dha dorëheqjen. Ai mori vendime që nuk duhej t’i merrte. Nuk mund t’i merrte sepse statuti cakton ndryshe. Prandaj thamë të mbledhim Kuvendin. Sepse Kuvendin e kemi forumin më të lartë dhe më të fuqishëm. Në Kuvend të përcaktojmë disa rregulla,” tha Berisha.

“Pakënaqësitë janë të pashmangshme, por unë haptaz i thoja ‘kujdes shumë’ sepse çdo njeri që largohet na pakëson. Kryetari duhet të jetë shumë tolerant, çdo njeri që nuk i shkon përshtat, do të gjendet mënyra të largohet. Ja unë e them këtu që Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesi sepse e votuan 20% të demokratëve që ta shikonin aty. Po ta shikosh historikun, ai që ka konkurruar për kryetar nuk ka dalë jashtë kryesie, ka mbetur anëtar Kryesie. Sali Berisha ka fituar me 75% si kryetar edhe në vitin 1991, por ata që rivalizonin mbeteshin në Kryesi”.

Cdo njeri që kundërshtoi humbi vendin e tij, përse sepse të kundërshtoi ty? Kështu ne shkojmë duke krastit veten, kjo duhet të marrë fund. Statuti nuk e lejon këtë dhe është shumë i drejtë në këtë pikë, pra cdo masë disiplinore merret me 2/3 të Këshillit Kombëtar, kurse ky merr vetëm vendimet, ne do të bashkohemi”, tha Berisha.

“Ne i kemi potencialet e bashkimit. Vota ime peshon sa vota e çdokujt prej jush. Unë i besoj këtij mekanizmi. Ky mekanizëm na ka shpëtuar ne. Ne ishim njerëz me mendësi totalitare. Sherret që kishim i kapërcenim me vota. Ndaj e kuptoj shqetësimin tuaj, por të jesh e sigurt se ne synojmë vetëm bashkimin”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!