Home Aktualitet Qeveria nxori projekt-draftin e Komisionit, Daci: Shqipëria ka thyer rëndë rregullat e Venecias

Qeveria nxori projekt-draftin e Komisionit, Daci: Shqipëria ka thyer rëndë rregullat e Venecias

nga Editor

Klasa politike shqiptare është ende në pritje të draftit përfundimtar të Venecias për zgjehdjet lokale të 30 qershorit 2019, përkundër projekt-draftit të Komisionit që u bë publik nga qeveria.

Juristi, Jordan Daci, i cili përfaqëson palën paditëse në këtë proces, Shoqatën e Bashkive, është i bindur se do të ketë ndryshime rrënjësore.

Daci: Pasi të dalë varianti përfundimtar i cili jam i bindur se do të ndryshojë terësisht, ndoshta në një pjesë të madhe atë çfarë ka lexuar publiku nëse në të vërtetë ekziston një draft i tillë. Do ti duhet disa ditë kohë që pasi të marrë draftin ta përkthejë dhe t’ua komunikojë palëve të përkthyer dhe në origjinal. Kjo ndoshta do një javë ose 10 ditë kohë.Pastaj mbetet vetëm caktimi i seancës së radhës që është e fundit.

Sipas projekt-draftit, Kushtetuesja nuk ka kompetenca për të shqyrtuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Daci për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja thotë se ky përfundim nuk legjitimon nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit, teksa parashtron dhe skenaret e mundshme.

Daci: Janë dy çështje që lidhen deri diku por lidhen fare pak. Me të vërtetë akuza ndaj presidentit është për këtë çështje por nga ana tjetër nuk lidhet vetëm me këtë. Për zgjedhjet nga Venecia u dha përgjigje që nuk hyn te shkeljet e rënda dhe kjo ishte arsyeja pse u pushua.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!