Home Aktualitet Deputeti demokrat akuza qeverisë: Kemi kaluar 16 mijë vdekje, po vazhduam kështu…

Deputeti demokrat akuza qeverisë: Kemi kaluar 16 mijë vdekje, po vazhduam kështu…

nga Editor

Nga Tritan Shehu

Covid, jemi perpara nje krimi:
Ndersa shqiptaret po vdesin ne shumice, kjo Qeveri vazhdon ne pa pergjegjeshmerine e pa aftesine e saj, ky eshte krim!
Indekset Covid te ketyre diteve, (flas vetem per shifrat zyrtare), jane tragjike:
1-Gjate kesaj periudhe mezatarisht jemi ne 10 vdekje ne dite, me nje tendence te frikeshme te uljes se moshes.
Pra jemi ne 3,5 vdekje per 1 milion banore.
Italia aktualisht eshte mezatarisht ne 0,6 vdekje per 1 milion banore.
2-Ne Shqiperi kryhen mezatarisht 3500 testime pra 1200 per 1 milion banore.
Ne Itali kryhen mbi 500 mije testime ose afer 8 mije per 1 milion banore.
3-Ne Shqiperi diagnostikohen pozitive reth 550 ne dite, me nje pozitivitet 16%.
Ne Itali diagnostikohen reth 2700 raste te reja ne dite me nje pozitivitet 0,5%.
Dhe te jeni te bindur se ne te vertete keto shifra per neve jane disa here me te larta, ashtu sic dolen numrat e vdekshmerise, qe kapercyen 16 mije, sepse:
a) Realiteti po fshihet qellimisht, qofte duke mos raportuar semundjen baze, por komplikacionet dhe kjo eshte veper penale.
b) Nga pa mundesia e sherbimit paresor per te ndjekur ambulatorisht.
c) Nga shtrimet “ilegale” ne spitalet periferike akoma te bllokuara, me pasoje dhe mos deklarimin e diagnozes se vertete te fataliteteve.
d) Nga numri shume i vogel i testimeve, ku dhe vete pozitiviteti i tyre i raportuar flet per gjendje katastrofale etj.
Kjo sepse shqiptaret jane lene ne meshire te fatit nga ky Kryeminister e Qeveri:
— Persa i takon masave te pergjitheshme anti Covid, duke filluar me sistemin paresor, spitalorin, reanimacionet politikat absurde te testimeve etj.
—Persa i takon vaksinimit ku ne renditemi shume nen mezataren boterore me 31,5 persona te vaksinuar plotesisht per 100 banore.
Dhe me shumicen e tyre keta me vaksina kineze apo ruse te pa certifikuara.
Nderkohe qe Italia ka arritur ne 83% te te vaksinuarve plotesisht.
—Per mos fillimin e vaksinimit me vaksina reale te atyre qu u jane aplikuar ato te pa certifikuarat.
—Per asnje mase te mare per uljen e moshes te te vaksinuarve.
—Per mos fillimin e dozes se trete.
Nqs deri tashti kemi kaluar 16000 humbje jete, te jeni te bindur se po u vazhdua keshtu kjo shifer ne muajt qe vijne do te jete shume me larte.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!