Home Aktualitet A do e firmosnit njohjen me Kosovën? Kryeministrja e Serbisë përgjigjet e prerë: Jo! SHBA thotë se…

A do e firmosnit njohjen me Kosovën? Kryeministrja e Serbisë përgjigjet e prerë: Jo! SHBA thotë se…

nga Editor

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbabiç shprehet se nuk do ta nënshkruante njohjen për pavarësinë e Kosovës. Në një prononcim për mediat serbe, ajo është shprehur se beson tek një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë, por duhen liderë të guximshëm dhe me vision.

Ajo është pyetur nga gazetarët serbë nëse do ta nënshkruante njohjen e Kosovës teksa Bërnabiç iu përgjigj shkurt “Jo”.

Siç shpjegoi Bërnabiç, “në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”.

Bërnabiç theksoi se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë dhe se “interesi i vendit tonë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë.

Ajo vlerësoi se në Prishtinë nuk ka udhëheqës me vizion dhe guxim.

“Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Bërnabiq.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!