Home Aktualitet Çollaku del me deklaratën e fortë për përplasjen Basha-Berisha, Hoxha i jep përgjigjen që nuk e priste

Çollaku del me deklaratën e fortë për përplasjen Basha-Berisha, Hoxha i jep përgjigjen që nuk e priste

nga Editor

Situata brenda Partisë Demokratike është e tensionuar pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Një reagim ka ardhur edhe nga anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale Çollaku ka komentuar situatën në PD ku shkruan: “Nëse ngatërrohen babë e bir, po katundi çfarë faji ka?”

Por ish kreu i FRPD Lisandër Hoxha, i cili ka qenë një zë kritik ndaj Bashës dhe ka mbështetur ish kryeministrin Berisha në çdo Foltore të zhvilluar deri tani ka replikuar duke thënë se demokratët do përzënë Bashën nga PD. “Kur djali e nxjerr babën nga shtëpija, katundi e nxjerr djalin prej fisi. Kështu thotë tradita jonë zakonore”, shkuan Hoxha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!