Home Aktualitet Raportet e organizatave ndërkombëtare, konfirmojnë vit pas viti se zbatimi i ligjit në Shqipëri, apo shteti ligjor është përkeqësuar edhe vazhdon përkeqësimin në mënyrë drastike.

Raportet e organizatave ndërkombëtare, konfirmojnë vit pas viti se zbatimi i ligjit në Shqipëri, apo shteti ligjor është përkeqësuar edhe vazhdon përkeqësimin në mënyrë drastike.

nga Editor

NGA DENIS HIDRI

Raportet, në matjen e mënyrës qeverisëse, se sa i pavaruar është sistemi gjyqsor.
Sa funksionojnë agjensitë audituese dhe sa të pavaruara janë këto organe që të kontrollojnë qeverinë.
Nëse zyrtarët hetohen dhe denohen për shkelje.
Nëse mediat janë të pavarura.
Nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligj dhe në kushtetutë.

Matja e katër parimeve universale të sundimit të ligjit:
Ai i llogaridhënies.
Ligjit të drejtë.
Qeverisjes së hapur.
Drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme.
Rezulton, se Shqipëria ka pësuar rënie sa i takon sundimit të ligjit, duke u rënditur e 83-ta nga 139 shtete, rënditje e matjeve të vitit 2021.
Në një shkallë me Surinamen, Algjerinë dhe Uzbekistanin.

Është për të ardhur keq, përsa i përket faktorit mbi respektimin e ligjit nga qeveria, Shqipëria jo vetëm që rënditet e 109-ta, por ka arritur të lëre pas, me një diferencë të ngushtë ka lënë pas Afganistanin.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe përceptimin e qytetarëve shqipëtar.
Të cilët, nisur nga kjo situatë e rënde, edhe faktike jo vetëm tregues teorik apo studimior, kanë humbur shpresën dhe çdo ditë dhe më shumë po largohen nga vëndi i tyre, për ta ndërtuar të ardhmën e tyre larg Shqipërisë.

Këto raporte, tregojnë vërtetësinë e realitetit tonë ku gjendemi.
Edhe pse vazhdimisht këto raporte prej vitesh kanë treguar përkeqësim të vazhdueshëm, sërish ata që kanë përgjegjësinë nuk ndërmarrin masat respektive.

Nëse, Parlamenti, qeveria dhe institucionet e pavarura vazhdojnë të mohojnë këtë regres, atëherë si do të arrihet të përmirësohet zbatimi i ligjit në vënd?!

Situata në këtë aspekt është tejet e rëndë.
Kërkohet reflektim i menjëhershëm, efektiv dhe i përgjegjshëm.

Pritet të shohim se çdo ndodh…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!