Home Aktualitet Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Elbasan, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Elbasan, nuk ka të lënduar

nga Editor

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”

Burime zyrtare bënë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një dhomë jashtë banesës, e cila përdorej për gatime në pronësi të shtetases H.V., ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!