Home Aktualitet Petrit Vasili: Kapja e shtetit dhe degradimi i drejtësisë, ortakët e mëdhenj të korrupsionit dhe narkoshtetit!

Petrit Vasili: Kapja e shtetit dhe degradimi i drejtësisë, ortakët e mëdhenj të korrupsionit dhe narkoshtetit!

nga Editor

Nga Petrit Vasili

Kapja e shtetit dhe degradimi i drejtësisë, ortakët e mëdhenj të korrupsionit dhe narkoshtetit!
Kapja e shtetit dhe kapja e degradimi i drejtësisë nga qeveria janë metastazat e kancerit të qeverisjes mafioze në Shqipëri.
Një pushtet i paaftë, por mafioz dhe i paskrupullt në shitjen e çdo interesi publik përfshirë dhe kufijtë e vendit ka sjellë një rrënim ekonomik, social dhe politik që çon drejt një korrupsioni të pandalshëm që shton varfërinë dhe mjerimin qe largon mijëra shqiptarë nga vendi.
“World Justice Project” tregon qartë se Shqipëria ka një renditje shumë negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 105 duke u përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme kur ishte në vend të 93 dhe më pas 103, Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon.
Shqipëria ka bërë një përkeqësim të dukshëm edhe në treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, ku renditet në vendin e 109, nga pozicioni i 79 në raportin e 2018-2019, duke u pozicionuar krah shteteve si Afganistani, Mozambiku, Uganda, Kazakistani etj.
Sipas Bankës Botërore dhe BERZH Shqipëria është e dyta në botë për nivelin e korrupsionit pas Zambias.
Çmontimi i kapjes së shtetit është kryeçështje, çdo proritet i sajuar artificial vetëm legjitimon kapjen!
Kapja e shtetit ku është rrëmbyer nga rilindja drejtësia e barazia para ligjit, ku janë rrëmbyer zgjedhjet e lira dhe ku është futur në kthetra nga rilindja edhe ekonomia, janë tre kembet e kriminalizimit rilindas të Shqipërisë.
Përballja me Kapjen e Shtetit është guri i provës dhe vija e ndarjes për një opozitë të vërtetë, që përballet deri në fund dhe nuk tërhiqet në betejën për cmontimin e kapjes rilindase, që ka shitur interesat kombëtare dhe ato individuale të çdo qytetari.
Asnjë pseudoprioritet nuk e përligj dot anashkalimin e kësaj beteje, fitorja e së cilës do të thotë mbrojtje e sovranitetit të Shqipërisë të rrezikuar si kurrë më parë në 100 vjetet e fundit.
Kapja e Drejtësisë nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit të drejtësisë, që kanë siguruar pandëshkueshmërinë totale të rilindjes janë fakte.
Kapja e drejtësisë nga rilindja dhe pandëshkueshmëria e saj janë fakt real dhe i padiskutueshëm e ku çështjet e Teatrit, Inceneratorët, afera e Portit të Durrësit dhe çështja Beccheti, ku drejtësia e kapur nuk vepron, janë prova tronditëse të rrëmbimit të Drejtësisë nga rilindja.
Reformen e kapur në Drejtësi nuk e shpëtojnë pazaret, por hetimi deri në fund dhe nxjerrja e ndëshkimi i përgjegjësve të kapjes së saj.
Çdo pazar me Reformën në Drejtësi vetëm legjitimon kapjen perfundimtare të saj dhe asgjësimin e shtetit të së drejtës. Çdo pazar me reformen në Drejtësi është ortakëri me krimin shtetëror të Ramës dhe rilindjes.
Kapja e shtetit nga Rama dhe rilindja do të thotë shkatërrimi i demokracisë, i thelbit të pluralizmit, që siguron balancën dhe kontrollin dhe i çdo vlere tjetër që do ti bënte shqiptarët të ndiheshin mirë në atdheun e tyre.
Çdo luftë opozitare fillon nga këtu!
Pa luftuar me çdo kusht dhe sakrificë kapjen, çdo hap i metejshem është varrosje e çdo mundësie për një demokraci të vërtetë dhe funksionimit te parlamentarizmit, për barazi përpara drejtësisë, për treg të lirë dhe konkurrencë të ndershme në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!