Home Aktualitet Rrëfimi i gazetares: Sali Berisha dhe babai im dhe prisnin bashkë në rradhë për një shishe qumësht në komunizëm!

Rrëfimi i gazetares: Sali Berisha dhe babai im dhe prisnin bashkë në rradhë për një shishe qumësht në komunizëm!

nga Editor

Gazetarja e njohur Alba Kepi e cila prej vitesh punon si korespondente e RTV ORA në Romë, ka postuar një status në të cilin tregon një anë të panjohur të ish kryeministrit Sali Berisha gjatë regjimit komunist.

Më shumë se njëherë gjatë postimit të saj, gazetarja Kepi sjell në vëmëndje sesi doktori i njohur në lagjen “Brrakë” të Tiranës, nuk ishte një njeri i favorizuar nga sistemi, por priste bashkë me të tjerët në rradhët e gjatë për të blerë një shishe qumësh apo një litër vajguri.

Gjithashtu gazetarja Kepi sjell në vëmendje edhe jetën modeste të Sali Berishës gjatë kohës kur ishte President i Republikës, ai nuk zgjodhi të jetonte në vilat qeveritare, por vazhdoi të banotë ne apartamentin e tij në lagjen Brrakë.Postimi i gazetares Kepi vjen sot në ditën kur ish kryeministri Sali Berisha festoon 77 vjetorin e tij të lindjes.  AZLajme.com

Postimi i plotë i gazetares Alba Kepi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falba.kepi.90%2Fposts%2F611376466567680&show_text=true&width=500

Kam lindur ne te njejten lagje ku jetonte dikur lideri historik i Partise Demokratike.

Im ate me ka rrefyer histori te diktatures komuniste, mes rradhash te gjata ne te ftohtin e nates, ne dyqanet e lagjes, bashke me Doktor Berishen, per te blere 1 shishe qumesht (nese do kishin fat).

Une sapo kisha lindur premature 2 kg e doktori kishte nje vajze te vogel.

Pediatrja ime ka qene Doktoreshe Lili Berisha.

Aq shume respektohej profesionializmi i saj ne familjen tone, sa kur u bera nene, udhetova nga Roma per te vizituar tim bir tek ajo.

Lagja e thjeshte e jona, me njerez me halle.

Pas ’90 u mesuam me rrugicat e mbrojtura me ushtare, per sigurine e Doktorit dhe nisem ta quanim rruga e Sales.

Te lidhte per pak minuta me rrugen e Fortuzit, me Bulevardin Zogu i I, me Brraken, pak metra me poshte qe rruga e Durresit e nga ana tjeter dilje tek unaza.

Doktori nuk pranoj kurre te largohej ne nje banese me te mire, apo ne nje shtepi te paguar nga shteti e kjo ishte nje vlere e shtuar. Qendroj per shume vite me pas, ne te njejten lagje ku dikur ngrihej pagdhire per te blere qumesht o vajgur.

Nga divani i shtepise, o nga shtrati, naten vone, degjoje sirenen e policise e kuptoje se Doktori e kishte mbyllur diten e punes.

Jetuam dhe momente tensioni me kamione ushtarake e makina te blinduara.

Vite historike e te paharrueshme per te gjithe ne shqiptaret, aq sa dy djemve te tij me deshiren per te patur nje formim te drejte e te pavarur politik, u them; “ju uroj te jetoni nje revolucion sic jetova une e babi juaj!”

Doktori eshte figura e padiskutueshme

 e historise demokratike shqiptare post ’90.

Rrugices se lagjes se vjeter vazhdoj t’i therras rruga e Sales, por banoret e Tiranes quajne te tille nje tjeter rrugice diku pas Piramides.

Ne memorien time Doktor Berisha do te mbetet ai banori i lagjes se vjeter, qe me nje dore lart brenda makines e buzeqeshur, pershendeste cdokend qe momenti i puqte bashke ne rruge.

Ne kete 77 vjetor, qe perkon pak dite pas 76 vjetorit te tim ati, i uroj liderit historik te PD miresi e shendet, e ne kete moment te veshtire te kontribuoj per te djathten me moralin, dashurine e vertetesine e atyre viteve.

E djathta eshte historia e Shqiperise pas ’90, e me besen e respektin e atyre qe te besuan “Doktor Berisha mos lejoni shkaterrimin e te djathteve, carjen ne dy rryma. Pjekuria politike e urtesia e moshes duhet te te ndihmoj me zgjidhjen me te pershtatshme, pa buje mediatike e tifozeri rrjetesh sociale. Politika ka ne baze dialogun e jo luften.”

Urime Doktor! Edhe 100 vjec!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!